×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti i pret gazetarët e pensionuar të Botës Sot, i paraqet si gazetarë nga Zvicra e Litenshtajni

    Reporteri
    08 Shkurt 2023 | 20:36
    Takimi i kryeministrit Albin Kurti me gazetarë

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot gazetarë dhe përfaqësues të Asociacionit të Gazetarëve të Huaj në Zvicër dhe Litenshtajn (APES).

    Në njoftimin zyrtar të Zyrës së Kryeministrit, është bërë e ditur se Kurti u ka uruar mirëseardhje në Kosovë dhe i ka falënderuar për vizitën që po i bëjnë Kosovës me rastin e 15-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.

    “I njoftoi për rezultatet e qeverisjes, politikat sociale, reformat e ndërmarra dhe progresin ekonomik e demokratik në dy vitet e fundit. Gjatë takimit, kryeministri Kurti po ashtu iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve mbi zhvillimet në vend dhe rajon, raportet me Serbinë dhe procesin e dialogut”, thuhet në njoftim.

    Por fakti qëndron se disa prej tyre që u paraqitën në njoftim si zviceranë, janë ish-gazetarë të Botës Sot.

    Siç shihet në këtë foto, duke nisur nga e majta është Nefail Maliqi, gruaja në mes është Elida Buqpapaj dhe pastaj Skënder Buqpapaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!