Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka dërguar një letër drejt zëvendëspresidentit amerikan të shtetit, Mike Pence.
Klan Kosova raporton që në letrën e dërguar, Kryeministri Kurti është ankuar tek Mike Pince se Richard Grenell është keqinformuar nga Presidenti Hashim Thaçi.
Kujtojmë se kohëve të fundit kryeministri në detyrë Albin Kurti, në disa intervista vendore e ndërkombëtare kishte akuzuar Grenellin për ndërhyrje në punë të brendshme.
Sulmin ndaj Grenell, Kurti e kishte nisur pikërisht në mediat ndërkombëtare, duke e akuzuar atë për ndërhyrje në politikën e vendit dhe për ndihmë në rrëzimin e qeverisë së tij me qëllimin për të dhënë një fitore të shpejtë diplomatike për Trump.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.