×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti ia pranon LDK-së edhe tre emra për zëvendësministra

    Reporteri
    18 Mars 2020 | 12:24

    Tre zëvendësministra janë emëruar gjatë ditës së sotme nga ana e Qeverisë së Kosovës.


    Kështu thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit Albin Kurti.

    Sipas njoftimit, Kurti sot ka pranuar sot tre propozimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës për zëvendësministra.

    Në pozitën e zëvendësministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, është emëruar Bajram Gecaj, në atë të Ministrisë së Shëndetësisë, Izet Sadiku dhe në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit Arton Retkoceri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!