Kryeministri Albin Kurti dje në Këshillin e Përgjithshëm të Lëvizje Vetëvendosje foli edhe për ekonominë e vendit.
Ai ka thënë se janë dyfishuar dyfishuar eksportet dhe investimet e huaja direkte, shkruan Reporteri.net.
“Rritja ekonomike qëndron mesatarisht në 6.2% me 4% rritje vitin e kaluar, janë dyfishuar eksportet dhe investimet e huaja direkte dhe raporti mes eksportit dhe importit ka rënë nga 1:9 në 1:6”, ka deklaruar Kurti.
Kreu i qeverisë tutje ka thënë se janë 420 mijë vende aktive të punës.
“Të hyrat tatimore janë rritur për 60% dhe kemi 420 mijë vende aktive të punës që është përmirësim për 20% krahasuar me vitin 2021; Vitin e kaluar u ekzekutuan 555 milionë euro në investime kapitale, që përbënë shifrën më të lartë ndonjëherë, ndërkaq që kemi borxhin publik më të ulët në Evropë”, tha Kurti, duke theksuar se këtë zhvillim e kemi shpërndarë në biznese dhe mundësi për qytetarë.” /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.