Kryeministri i vendit, Albin Kurti, u deklarua sot, pas takimit me Përfaqësuesin Special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.
Përmes një postimi në “X”, Kurti ka bërë të ditur se me Sarrazinin kanë diskutuar për progresin në zbatimin e marrëveshjeve të lëvizshmërisë në Procesin e Berlinit, bashkëpunimin rajonal dhe pritjet për samitin e ardhshëm, i cili do të mbahet në kryeqytetin gjerman, raporton Gazeta Online Reporteri.net.
“U takova dje me Përfaqësuesin Special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin për të diskutuar progresin në zbatimin e marrëveshjeve të lëvizshmërisë në Procesin e Berlinit, bashkëpunimin rajonal dhe pritjet për samitin e ardhshëm, i cili do të mbahet në kryeqytetin gjerman, për të shënuar 10 vjetorin e saj. Është e rëndësishme që përpara samitit të ardhshëm të tetorit të bëjmë përparim, jo vetëm duke arritur marrëveshje të reja, por edhe duke siguruar zbatimin e marrëveshjeve që tashmë i kemi nënshkruar, të cilat janë vendimtare për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimin rajonal”, thuhet në postimin e Kurtit.
Po ashtu, Kurti ka theksuar që Kosova mbetet plotësisht e angazhuar në Procesin e Berlinit, i cili sipas tij, duhet të jetë një pjesë qendrore e procesit integrues dhe një platformë që ofron barazi, kështu duke përshpejtuar anëtrësimin në Bashkimin Evropian.
Kurti është takuar të enjten me përfaqësuesin e Posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin të shoqëruar nga Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde.
Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, në takim u bisedua për progresin në zbatimin e marrëveshjeve të mobilitetit në Procesin e Berlinit, bashkëpunimin rajonal dhe pritjet nga samiti i radhës që në 10-vjetorin e tij do të mbahet në Berlin.
Met yesterday with the Special Representative of Germany for the Western Balkans, Manuel Sarrazin to discuss the progress in the implementation of mobility agreements in the Berlin Process, regional cooperation and expectations for the next summit, which will be held in the… pic.twitter.com/u42RKVmC0t
— Albin Kurti (@albinkurti) August 30, 2024