×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti kërkon nga Gjykata të shpallet antikushtetues dekreti i Thaçit: Po i kryejmë me sukses detyrat

    Reporteri
    08 Maj 2020 | 18:26

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është bërë e ditur se ka dorëzuar sot në Gjykatë Kushtetuese komentet lidhur me dekretin për mandatarin që ka shpallur presidenti.


    “Sot, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës z.Albin Kurti, dorëzoi komentet në lidhje me kërkesën nr. KO 72/20, pranë Gjykatës Kushtetuese, për dekretin e shpallur nga Presidenti, pak para orës 16.00 të premten e datës 30 prill. Ndër të tjera, bazuar në argumentet e paraqitura iu kërkua Gjykatës që të shpallë kërkesën të pranueshme dhe të shpallë dekretin e Presidentit nr.24/2020 të pavlefshëm dhe në kundërshtim me nenet 4.1, 84.4 dhe 84.14 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

    Nga Qeveria kanë deklaruar se janë duke i kryer me sukses detyrat kushtetuese.

    Sot gjatë ditës komentet në Gjykatë Kushtetuese i kanë dorëzuar edhe presidenca e LDK’ja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!