Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, me ftesë të ambasadorit të Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, sot pati një drekë pune të përbashkët me të, Ambasadorin e Suedisë, Jonas Ëesterlund, Ambasadoren e Holandës, Karin Boven, Ambasadorin e Belgjikës, Grégoire Cuvelier dhe Shefin e Misionit në Ambasadën e Luksemburgut, Eric Dietz.
Siç tha Zyra e Kryeministrit, ata kanë diskutuar rreth “zhvillimeve të fundit në vend, përfshirë procesin e konstituimit të Kuvendit dhe formimin e institucioneve të legjislaturës së nëntë dhe tema tjera me interes në kuadër të komunikimeve dhe shkëmbimeve të rregullta ndërmjet Qeverisë dhe shteteve partnere”.
ZKM tha se Kurti shprehu mirënjohjen e tij për “raportet e mira dhe për mbështetjen e vazhdueshme të këtyre shteteve ndaj Kosovës, sidomos në proceset integruese në Bashkimin Evropian dhe NATO”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.