×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti në takim me shefin e EULEX: Incidentet ndëretnike janë gjithnjë e në rënie

    Reporteri
    07 Tetor 2024 | 23:05

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX, Giovanni Pietro Barbano.

    Kurti vlerësoi marrëdhëniet me EULEX-in si reagues i dytë i sigurisë në vend e në këtë prizëm veçanërisht edhe atë në raport me bashkëpunimin me Policinë e Kosovës.

    “Kryeministri Kurti theksoi dhe gatishmërinë e vullnetin për vazhdimin e bashkëpunimit edhe në fushat si ajo e forenzikës përmes Institutit për Mjekësi Ligjore dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës. U diskutua edhe çështja e lajmeve të rreme dhe dezinformimit e cila u konsiderua si tejet shqetësuese.”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

    Më tej, u nënvizua se incidentet ndëretnike janë gjithnjë e në rënie të dukshme, në veçanti gjatë këtij mandati qeverisës. Të dy palët mbeten të përkushtuara në gjithëpërfshirjen e të gjitha komuniteteve dhe harmonisë sa më të gjerë ndëretnike.

    “Kryeministri Kurti e falënderoi shefin e EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, për takimin duke shprehur rëndësinë e fuqizimit të bashkëpunimit.”, thuhet në njoftim.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!