×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti nga Brukseli: Dialogu me Serbinë rinis në qershor, s’do të jetë sikur e kanë bërë qeveritë e shkuara

    Reporteri
    18 Maj 2021 | 23:32

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për rinisjen e procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.


    Kurti ka thënë se kësaj herë në dialog do të shkohet të përgatitur mirë dhe nuk do të jetë ashtu siç e kanë bërë qeveritë e kaluara, shkruan Reporteri.net.

    Ai nuk ka dhënë datë të saktë për rinisjen e dialogut por ka thënë se takimi do të jetë kah mesi i muajit qershor.

    “Do të jetë diku aty rrotull mesit të qershorit, nuk mund ta them saktësisht mirëpo do të ketë takim për të diskutuar se si do të vazhdohet me dialogun më tej, cili do të jetë kapitulli i ri këtij dialogu, me çfarë agjende. Kemi nevojë të dakordohemi për procesin përpara meqenëse nuk mund të vazhdojmë ashtu siç ishte në këto vitet e fundit me qeveritë e kaluara. Duam dialog të përgatitur mirë, parimor, si palë të barabarta. Thelbi është ai që e ka thënë jo vetëm presidenti i ri amerikan Joe Biden, por edhe shumë liderë të tjerë botëror se zgjidhja e ka emrin në formën e togfjalëshit: njohja reciproke. As Serbia s’e njeh Kosovës dhe as Kosova s’e njeh Serbinë. Njohja reciproke do të kontribuonte shumë për paqen dhe stabilitetin në Ballkan”, tha ai nga Brukseli, pas përfundimit të një darke të organizuar nga shefi i diplomacisë së Bashkimi Evropian, Josef Borell me liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Përendimor./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!