×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti nis takimet në Bruksel, kërkon liberalizimin e vizave për Kosovën

    Reporteri
    28 Prill 2021 | 11:54

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur vizitat në Bruksel.


    Ai është pritur në takim këtë të mërkurë nga homologu belg, Alexander Decroo. Kurti ka shkruar se në takim me homologun belg, i ka shprehur prioritetet e Qeverisë për punë dhe drejtësi, angazhimin drejt BE-së dhe se ka kërkuar liberalizim të vizave.

    “Vizitën time dyditore në Bruksel, në shtëpinë e institucioneve të Bashkimit Evropian, me një takim bilateral me Kryeministrin e Belgjikës, Alexander Decroo”.

    “I shpreha prioritetet tona për punë dhe drejtësi, angazhimin tonë drejt BE-së dhe kërkova liberalizim të vizave”.

    “U pajtuam që ta rrisim bashkëpunimin ekonomik”, ka shkruar Kurti në Twitter.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!