×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti nuk e tha asnjë fjalë, por ky është mesazhi i Limajt për Rexhep Selimin pasi e ftoi Specialja

    Reporteri
    11 Nëntor 2019 | 20:31

    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka reaguar lidhur me ftesën që ka marrë Rexhep Selimi nga Gjykata Speciale.


    Limaj e ka quajtur të padrejtë këtë gjykatë, sikundër që janë të padrejta edhe ftesat për drejtuesit dhe luftëtarët e UÇK-së.

    Kreu i Nismës, ka thënë se ka besim në luftën e drejtë të UÇK-së dhe Rexhep Selimit.

    “Jam i bindur se Kosova do ta kalojë edhe këtë sfidë dhe UÇK e pjesëtarët e saj do të dalin faqebardhë dhe fitimtarë”, ka shkruar Limaj në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!