×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti për marshin në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së: S’ kam dëgjuar për këtë iniciativë

    Reporteri
    31 Mars 2023 | 7:55

    Kryeministri, Albin Kurti, është pyetur për marshin “Liria ka Emër” për solidarizim me ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë që do të mbahet këtë të diel.

    Por, edhe pse shumë figura të njohura publike kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre, kryeministri tha se nuk ka dëgjuar për këtë marsh.

    Kurti, tha se nuk e di nëse do të marrë pjesë në të.

    “Po e shoh organizatorin dhe kërkesën dhe po e vlerësoj. Unë me të thënë të drejtën nuk është se e kam dëgjuar këtë iniciative, por si është dita ime këtu, ndonëse duket afër 2 prilli i së dielës, ka ca kohë”, u shpreh Kurti në Klan Kosova.

    Kujtojmë se deri tash shumë politikanë e figura publike, pos që kanë konfirmuar pjesëmarrjen, u kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve të solidarizohen me marshin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!