Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se është i gatshëm me u takuar me presidentin Hashim Thaçi dhe se nëse ky i fundit pranon, atëherë do të bashkëbisedojnë shumë më tepër se takimin e parë që kishin.
“Takimi ka zgjat 4 minuta, jo 10 minuta, por për takimin tjetër do të na duhen më shumë se 40 minuta, por s’ka kush e gjen më (Thaçin)”, deklaroi Kurti në konferencë për media, shkruan Reporteri.net.
Kurti më tej ironizoi paksa, duke thënë se Thaçi ishte i interesuar ta takonte para se VV e LDK të bënin marrëveshje për bashkëqeverisje, kur atij si kandidat për kryeministër i iknin ditët për të treguar nëse ka marrëveshje për koalicion apo jo. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.