Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas eliminimit të Shqipërisë nga Evropiani.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Kurti ka shkruar se në fushë kombëtarja dukej si pjesëmarrëse e rregullt, ndërkaq jashtë saj dhe në shkallët e stadiumeve sikur ishim vendas.
“Ishte vetëm pjesëmarrja e dytë në një kampionat evropian”, ka shkruar ai.
“Në fund, humbëm përballë Spanjës, tri herë kampione e Evropës dhe një herë kampione e Botës, dhe Italisë, dy herë kampione e Evropës e kampion në fuqi dhe katër herë kampione e Botës. Ndërkaq me Kroacinë, nënkampione e Botës në vitin 2018, barazuam në ndjeshjen më të bukur të turneut deri më tani”, ka sqaruar Kurti për grupin e vdekjes.
“Ky grup lojtarësh na bëri krenarë. E ardhmja është premtuese. Pritjet që kishim janë vetëm dëshmia më e fortë për standardin që kemi vënë”.