×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti refuzoi takimin me Vuçiqin, Hyseni: Këto duhet të thuhen në tavolinën e bisedimeve e jo para kamerave

    Reporteri
    28 Prill 2021 | 21:32

    Ish-koordinatori nacional për dialogun Kosovë-Serbi, Skender Hyseni, ka komentuar deklaratën e Albin Kurtit, i cili sot deklaroi që nuk do të marrë pjesë në takimin e 11 majit të paralajmëruar nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.


    Hyseni deklaroi se e mirëpret këtë deklaratë të tij, por sipas tij, kjo nuk mjafton pasi këto duhet të thuhen në tavolinën e bisedimeve dhe jo para kamerave.

    “E mirëpres atë që e ka thënë sot në Bruksel, por nuk mjafton ajo duhet të thuhet në tavolinë, sepse nuk zgjidhet statusi i Kosovës, me gjithë respektin në komunikim me gazetarët apo para kamerave, por këto çështje zgjidhen në tavolinë të bisedimeve, e aty duhet të thuhen e pastaj të thuhen kamerave”, tha Hyseni në T7.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!