×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Rexhep Selimi udhëtoi sot në Hagë, Specialja gjykatë e çuditshme dhe fantazmë

    Reporteri
    11 Nëntor 2019 | 22:23

    Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, më në fund ka folur për ftesat e Gjykatës Speciale, e konkretisht për ftesën ndaj bashkëpartiakut të tij Rexhep Selimi.


    Kurti ka thënë se Selimi ka udhëtuar sot në Hagë.

    “Gjenerali dhe patrioti Rexhep Selimi më ka kontaktuar sot nga aeroporti kur po nisej në Hagë. Besoj që kjo është një padrejtësi që po i bëhet atij dhe gjithë të tjerëve, e do të thosha posaçërisht atij, sepse kundërshtimi i Selimit për Specialen ka qenë parimor dhe asnjëherë i luhatshëm”, ka deklaruar Kurti në intervistën e dhënë për Reporter TV, shkruan Reporteri.net.

    Ai më tej ka thënë se Specialja është gjykatë e padrejtë dhe i ka bërë dëme vendin ende pa ekzistuar.

    “I pandehuri ose viktima që do të mund ta padis Gjyaktën Speciale një ditë në Strasburg jam i bindur që ta fiton rastin. Një gjykatë e çuditshme, fantazmë, është ‘suig generis’, jo veç për historinë e Kosovës por edhe të botës”, ka deklaruar ai. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!