×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti takohet me ambasadorin britanik, flasin për zhvillimet e fundit në vend

    Reporteri
    03 Shtator 2024 | 17:06

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorin britanik, Jonathan Hargreaves, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit thuhet se Kurti dhe Hargreaves diskutuan për marrëdhëniet bilaterale dhe zhvillimet e fundit në vend.

    Komunikata:

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

    Diskutuan për marrëdhëniet bilaterale, programet e bashkëpunimit dhe për zhvillimet në vend.

    Kryeministri falënderoi ambasadorin Hargreaves për mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Doganën e Kosovës me pajisje teknike për luftimin e kontrabandës, si dhe për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe me Forcën e Sigurisë së Kosovës, e cila po trajnon ushtarët e Ukrainës në Mbretërinë e Bashkuar në kuadër të operacionit Interflex dhe ka kryer misione të bashkë-zbarkimit me ushtrinë e Mbretërisë së Bashkuar.

    Ai gjithashtu veçoi faktin se tash Kosova është pjesë e mekanizmit UK Export Finance, që ofron më shumë mundësi për investime nga investitorët e Mbretërisë së Bashkuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!