Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme ka takuar gratë e Krushës së Vogël, në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur.
Në një komunikatë për media, bëhet e ditur se Kurti ka ritheksuar se familjet e të zhdukurve janë mes prioriteteve e në përkujdesjen e Qeverisë së Kosovës, raporton Gazeta Online Reporteri.net.
Tutje, thuhet se Zyra e Kryeministrit, nëpërmjet Agjencisë për Barazi Gjinore, me Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, do të ndajë subvencione me qëllim të fuqizimit dhe pavarësimit ekonomik të grave dhe vajzave.
“Gjatë kësaj vizite, Kurti shprehu mirënjohje për mikpritjen dhe takimin me 16 gra ndërmarrëse të këtij fshati, të cilat po vazhdojnë punën për rritjen e mirëqenies familjare. Kurti ritheksoi se familjet e të zhdukurve janë lart mes prioriteteve e në përkujdesjen Qeverisë së Republikës së Kosovës. Në vizitën e përbashkët me Zëvendëskryeministren Donika Gërvalla, Nënkryetaren e Kuvendit, Saranda Bogujevci, Kryetarin e Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti dhe Edi Gusia, u.d. Drejtore Ekzekutive në Agjencinë për Barazi Gjinore, u bisedua për arritjet dhe planet e ardhshme të këtyre nismave të vetëpunësimit. Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, nëpërmjet Agjencisë për Barazi Gjinore, me Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, do të ndajë subvencione me qëllim të fuqizimit dhe pavarësimit ekonomik të grave dhe vajzave”, thuhet në komunikatë.
/Reporteri.net/.