Kryeministri Kurti ka replikuar me deputetët e opozitës, Abelard Tahiri dhe Ramush Haradinajn lidhur me projektin e gazit dhe fondeve të MCC-së për energji.
Haradinaj e Tahiri e kanë akuzuar qeverinë se e ka refuzuar projektin strategjik të gazit. E Kurti i ka quajtur deputetët si “studentë” të juridikut që folën për energjinë.
Kurti tha s’po sheh dashuri për ShBA-në por urrejtje për qeverinë.
“Unë nuk po shoh as dashuri për SHBA-në e as dashuri për Kosovën sa urrejtje për qeverinë. Nuk kemi inat ne, inatin po e shoh tjetërkund”, tha Kurti.
Tutje ai tha se tre deputetët që ai i quajti “studentë” të juridikut ishin më të zëshmit në debatin për energjinë, e që ministrja e Ekonomisë, si “profesoreshë” e ekonomisë u dha atyre leksion.
“Çka është shpresëdhënëse është se sot ka mbajtur një leksion shumë të mirë profesorja e ekonomisë, kjo është shumë shpresëdhënëse për emancipimin sepse më energjikët në debatin për energjinë ishin tre jurista, dhe është shumë bukur se si tre studenta të juridikut morrën një leksion nga profesorja e ekonomisë, dhe jo vetëm se e morrën leksionin por edhe kërkuar që t’i zgjatet fjala asaj. Unë mund ta parashikoj se si përfundon kjo, në fund të semestrit tre studenta të juridikut do ta admirojnë profesoren e ekonomisë”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.