Kryeministri Albin Kurti ka thirrur konferencë për media, pas publikimit të letrave sekrete që ish-kryeministri Hashim Thaci ishte zotuar për ndalimin e hyrjes së FSK’së në Veri, pa pëlqim paraprak të NATO’s.
Kurti do të mbajë për herë të parë konferencë për media në Qeverinë e Kosovës, pas tri javëve që mori mandatin si shef i saj.
Shefi i Qeverisë bashkë me letrat e këmbyera mes Thaçit e ish-sekretarit të Përgjithshëm të NATO’s, Anders Fogh Rasmussen ka publikuar edhe opinionin e Zyrës së tij.
Aty shkruan se në asnjë rast Kurti nuk do ta rrezikonte bashkëpunimin e Kosovës me NATO’n, megjithatë e konsideron shkelje të Kushtetutës nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje sekrete.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.