Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook ka shkruar për masat e marra nga Qeveria gjatë pandemisë në vend.
Sipas Kurtit këto kufizime janë sfiduese por kanë qenë të detyrueshme për të siguruar uljen dramatike të numrit të rasteve me coronavirus, shkruan Reporteri.net
Kurti thekson se Qeveria Kurti mirëpret konstatimin e Gjykatës që Kuvendi deri tani nuk ka krijuar baza të nevojshme ligjore për marrjen e masave të tjera të domosdoshme për parandalimin, luftimin dhe eliminimin e sëmundjes COVID-19.
Ndryshe, dje një 26 vjecar u hodh nga kati i 4 i konviktit pasi ishte karantinuar si masë ndaj COVID 19./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.