×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti tregon se çka i tha Lajçakut për dialogun: Duhet koordinim i mirë ndërmjet BE-së dhe SHBA-së

    Reporteri
    02 Mars 2021 | 20:18

    Kryetari i Vetëvendosjes dhe fituesi i zgjedhjeve të 14 shkurtit, Albin Kurti, ka shpalosur disa detaje rreth takimit të tij me të Dërguarin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajcak.


    Kurti ka thënë se ka kërkuar një bashkëpunim të SHBA-së dhe BE-së për këtë dialog teksa ka thënë se dialogu duhet të jetë i përgatitur mirë dhe me principe.

    Sipas tij dialogu duhet të jetë “transatlantik”.

    “Mbrëmë mirëprita Mirosllav Lajcakun, të Dërguarin Special të BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, në zyrat e VV-së”, shkroi ai.

    “Ai i përcolli urimet e tij më të mira qeverisë në ardhje dhe unë e informova atë për përparësitë tona kryesore që janë vendet e punës dhe drejtësia”, shtoi ai.

    Sa i përket dialogut, Kurti bëri të ditur se ai është shumë i rëndësishëm.

    “Ne të dy ranë dakord që dialogu është i rëndësishëm dhe duhet të jetë i përgatitur mirë dhe parimor. Duhet të jetë transformues dhe transparent, në mënyrë që qytetarët të jenë përfituesit, dhe duhet të jetë transatlantik – i koordinuar mirë ndërmjet SHBA-së dhe BE-së”

    Ndryshe, lideri i VV-së ka bërë të ditur kohë më parë se dialogu nuk do të jetë prioritet i tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!