×
  • Lajme
  • Lajme / ZKM

    Kurti udhëton për në Poloni, do të marrë pjesë në konferencën IMPACT 2025

    Reporteri
    13 Maj 2025 | 18:33

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Poznan të Polonisë ku do të marrë pjesë në konferencën IMPACT 2025, edicioni i 10-të.

    Në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit thuhet se sonte në mbrëmje ai është ftuar në darkën e shtruar nga ministri i Punëve të Jashtme të Polonisë, Radosław Sikorski dhe drejtori i konferencës, Sławomir Sierakowski.

    “Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Poznan të Polonisë ku do të marrë pjesë në konferencën IMPACT 2025, edicioni i 10-të.  Në kuadër të saj, sonte në mbrëmje ai është ftuar në darkën e shtruar nga ministri i Punëve të Jashtme të Polonisë, Radosław Sikorski dhe drejtori i konferencës, Sławomir Sierakowski”, thuhet në njoftim.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!