Kreu i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, shprehet se është kundër iniciativës së bashkëpunimit rajonal të Shengenit Ballkanik në këtë formë që po krijohet.
Kurti ka deklaruar se takimi i Ohrit ishte i parakohshëm për sa kohë Kosova e Serbia kanë ende pa zgjidhur shumë probleme bilaterale.
Ai ka thënë se Serbia e do një platformë për ta rritur vetën.
“Vuçiç i përket asaj klike që erdhi në pushtet pas Milloshevicit, që të jetë më ekstrem se ai dhe nuk kam dyshim që synon Jugosllavinë e katërt me synim zgjerimin e saj”, ka deklaruar Kurti në një intervistë për Report TV, shkruan Reporteri.net.
Ai më tej ka thënë se nuk beson se Kosova dhe Shqipëria do të bashkohen nëse këtë e shohin përmes platformave rajonale.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.