×
  • Lajme
  • Lajme

    Kusari-Lila e hapur për të garuar për Gjakovën: Do të bisedoj edhe me Kurtin

    Reporteri
    28 Maj 2021 | 7:08

    U.d. e shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lila, në emisionin Pressing në T7 ka thënë se është e hapur të garojë përsëri për postin e kryetares së Gajkovës.


    Kusari Lila ka qenë kryetare e Gjakovës prej vitit 2013-2017 derisa e kishte fituar këtë komunë si pjesë e AKR-së.

    Gjatë zgjedhjeve të vitit 2017 ajo u mposht nga kandidati i AAK-së, Ardian Gjini. Gjithsesi Kusari Lila ka thënë se mund të provojë prapë nëse i lejohet nga partia.

    “Do të bisedoj edhe me z. Kurti”, ka thënë ajo.

    Kusari Lila është ende kryetare e Alternativës, parti të cilën e kishte themeluar së bashku me Ilir Dedën në kohën sa kjo e para ishte ende kryetare e Gjakovës. Në dy palë zgjedhjet e fundit nacionale Kusari Lila kandidon si deputete në listën e VV-së dhe është pjesë e grupit të tyre kuvendar.

    Ajo është zgjedhur ushtruese e detyrës së shefes së Grupit të VV-së në Kuvend por që nuk mund të bëhet shefe pasi këtë nuk e lejon statuti i VV-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!