×
  • Lajme
  • Lajme

    Kusari-Lila e lë të hapur mundësinë që seanca për presidentin të mbahet të premten

    Reporteri
    30 Mars 2021 | 10:52

    Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së kuvendit, ku tashmë partitë politike i kanë ndarë komisionet parlamentare, ku gjithsej janë 16 komisione.


    Deputetja Mimoza Kusari ka folur pas mbledhjes së Kryesisë teksa ka thënë se janë  përcaktuar përfaqësuesit e komisioneve parlamentare, shkruan Reporteri.net.

    Kusari-Lila ka bërë të ditur se Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje do t’i takojnë 7 komisione parlamentare

    Ajo po ashtu ka njoftuar se të premten, në ora 10:00 do të mbahet seancë plenare ku do të bëhet votimi i komisioneve dhe betimi i deputetëve të rinj.

    Ndërkaq, Kusari Lila ka thënë se votimi i presidentit do të bëhet në një seancë të jashtëzakonshme, por duke mos përjashtuar se kjo mund ët ndodhë të premten.

    “Seanca e radhës do të mbahet të premten në ora 10:00 ku do të bëhet votimi i komisioneve. Të premten bëhet betimi i deputetëve të rinj dhe pastaj votimi i Presidentes bëhet në seancë të jashtëzakonshme”, u shpreh Kusari-Lila.  /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!