×
  • Lajme
  • Lajme / Lajmërohet protagonistja e audio-incizimit

    Kusari-Lila i ik pyetjes për telefonatën me Radoçiqin: Deklaratë e para dy vjetëve është ajo

    Reporteri
    06 Qershor 2024 | 12:02

    Emri i saj është lakuar shumë këtë javë, që kur u publikua një sekuencë e telefonatës së saj me terroristin Milan Radoiçiq. Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, më në fund është bërë e gjallë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Protagonistja e bisedës me Slavko Simiqin, gjatë të cilës ishte telefonuar edhe Radoiçiqi, që bisedoi për pak minuta me të, i ka quajtur “deklarata të vitit të kaluar”.

    “Deklarata të vitit të kalum janë ato, para dy vjete”, ka thënë Kusari-Lila kur është pyetur nga Betimi për Drejtësi për audio-incizimin e publikuar të hënën.

    Ajo nuk është përgjigjur nëse kryeministri Kurti ka qenë në dijeni për këtë komunikim.

    E shefi i ekzekutivit, Albin Kurti gjatë javës e ka quajtur “situatë të montuar” audio-incizimin me protagoniste shefen e grupit parlamentar të VV-së.

    “Unë vet nuk i kam dëgjuar, por qytetarët e dinë se kush ka bashkëpunuar me Radoiçiqin dhe e kanë shumë të qartë pse dikush ikë sot e dikur ishte në kryeministri. Ajo është një situatë e montuar dhe Radoiçiq këtë muaj i bën 9 muaj që ndodhet i lirë në Serbi dhe trysnia duhet të ishte atje që ai të dorëzohet”, tha kryeministri.

    “Po përpiqeni të dramatizoni me çdo kusht disa biseda prej një sekuence që nuk e di kah është marrë dhe si është marrë e si është montuar”, vazhdoi tutje ai.

    I pyetur se a do të merren masa ndaj Kusari-Lilës pas këtij audio-incizimi, Kurti tha se Kusari-Lila nuk është anëtare e VV-së.

    “Unë jam kryetar i VV-së dhe Mimoza nuk është anëtare e VV-së. Edhe po të ishte, për këso gjërash ka komisione. VV nuk e ka kryetarin diktator”, tha ai. /Reporteri.net/

    “Situatë të montuar” e quan Kurti audio-incizimin e Kusari-Lilës me Radoiçiqin: Po përpiqeni ta dramatizoni me çdo kusht

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!