×
  • Lajme
  • Lajme

    Kusari-Lila s’mendon si Vuçiq: Sa të jetë Thaçi përgjegjës për dialogun ideja për kufijtë nuk vdes

    Reporteri
    07 Maj 2019 | 21:35

    Ditë më parë presidenti serb, Aleksandër Vuçiq deklaroi se “ideja ime për kufijtë ka vdekur”. Por e këtij mendimi nuk është kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila.


    Sipas saj përderisa presidenti Hashim Thaçi të jetë përgjegjës për dialogun, ideja për ndryshimin e kufirit të Kosovës nuk mund të konsiderohet e tejkaluar.

    “Ai është bartës i kësaj ideje. Mos të harrojmë kush e ka plasur në Kosovës idenë e kufijve, kush e ka promovuar në vazhdimësi dhe kush po promovon atë ide”, tha Kusari-Lila për Dukagjinin, shkruan Reporteri.net.

    Ajo më tej ka deklaruar se ka një mungesë të unifikimit të kombit shqiptar sa i përket idesë së kufijve të Kosovës.

    “E shohim se në njërën anë e kemi Thaçin dhe Ramën ndërsa në anën tjetër e kemi Haradinajn, Berishën dhe Metën. Pra lidershpi shqiptar në Kosovë e Shqipëri janë të përçarë thellë në raport më atë se cila do të jetë zgjidhja e ardhshme për Kosovën”, tha ajo.

    Sipas kryetares së Alternativës PDK-ja e Veselit nuk po mundet të distancohet nga presidenti Thaçi për pozicionin e ndryshimit të kufijve, kurse opozita qëndron krahë kryeministrit Haradinaj.

    Ndërsa duke folur rreth idesë për bashkimin e Preshevës me Kosovën, ajo thotë se kjo është shkelje e Kushtetutës së Kosovës.

    Vuçiq: Ideja ime për korrigjim të kufijve ka vdekur, kjo do të na kushtojë shumë

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!