×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq: Ideja ime për korrigjim të kufijve ka vdekur, kjo do të na kushtojë shumë

    Reporteri
    03 Maj 2019 | 12:11

    Presidenti serb Aleksandar Vuçiq për herë të parë ka pranuar se ideja për korrigjim të kufijve mes Kosovës e Serbisë ka vdekur, transmeton Reporteri.net.


    Vuçiq gjatë ditës së sotme shprehu keqardhje që ideja e tij për vendosjen përfundimtare të një kufiri kompromisi midis serbëve dhe shqiptarëve dështoi.

    Siç tha ai, ideja dështoi sepse njerëzit në Serbi mendonin ndryshe dhe kjo sipas tij do t’i kushtojë vendit në tri dekadat e ardhshme.

    “Idetë e mia kanë dështuar. Kjo do t’i kushtojë vendin tonë, për 20-30 vjet. Nuk isha mjaft bindës, nuk arrita të shpjegoj situatën reale, sot emocionet janë realiteti më i rëndësishëm”, tha Vuçiq.

    Ai tha se të gjithë ata që tashmë e kishin njohur Kosovën e pavarur kundërshtuan këtë ide dhe se aty ishte edhe një pjesë e publikut të brendshëm, të atyre që siç tha ai morën pjesë në krijimin e një Kosove të pavarur.

    Vuçiq njoftoi  se më 8 maj do të takohet me zëvendëskryeministrin e Italisë, Mateo Salvinin, me të cilin do të diskutojë gjithashtu për çështjen e Kosovës. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!