×
  • Lajme
  • Lajme / Çështja penale

    Kush për çka dyshohet? Detajet nga Gjykata për pesë të arrestuarit për vrasjen dhe plagosjet në Aktash

    Reporteri
    03 Shtator 2024 | 22:46

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit për pesë të dyshuarit për vrasjen dhe plagosjet në lagjen Aktash më 1 shtator, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    Përmes një komunikate për media, Gjykata ka dhënë detaje për secilin prej të dyshuarve se me cilat vepra penale ngarkohen.

    Sipas njoftimit të Gjykatës, Korab Gashi dhe Valdrin Ademi, si dhe të dyshuarit tjerë që s’janë identifikuar ende, dyshohet se kanë kryer veprën penale ‘Vrasje e rëndë në tentativë”.

    Ndërsa Salih Sekiraqa, Robert Llumnica dhe Fatos Abazi, bashkë me të dyshuarit tjerë që janë në arrati dhe ende të paidentifikuar, do të hetohen nën dyshimet se kanë kryer veprën penale në bashkëkryerje ‘Vrasje e rëndë’.

    Po ashtu, të dyshuarit secili veç e veç dyshohet se kanë kryer veprën penale ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.

    Gjykata vlerësoj se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, sepse nëse të pandehurit K.G, V.A, R.Ll, S.S, F.A lihen në liri, paraqet rrezik se të njëjtit mund të ikin dhe të shmangen nga procedura penale, mund të bëhen të pa arritshëm për organet e ndjekjes dhe gjykatën, poashtu nëse lejohen të mbrohen në liri, të njëjtit mund të pengojnë rrjedhën e procedurës penale, duke ndikuar në prova si dhe mund të ndikojnë edhe në dëshmitarë, si dhe ekziston edhe rreziku potencial që të pandehurit mund të përsërisin veprat e ngjashme penale, andaj për të evituar rrezikun e përsëritjes së veprave penale, duke marr parasysh mënyrën e kryerjes, e po ashtu edhe ambientin në të cilin është kryer vepra penale, gjykata vlerësoi se është i nevojshëm caktimi i paraburgimit në këtë fazë të procedures”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    Të dielën e 1 shtatorit, u shkëmbyen breshëri plumbash mes dy grupeve dhe si pasojë mbeti i vrarë një person dhe pesë të tjerë u plagosën.

    Kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi konfirmoi të hënën për Gazetën Online Reporteri.net se dy familjet kanë qenë të përfshirë edhe në një konflikt tjetër në muajin mars, ku një person atë kohë kishte mbetur i plagosur, anëtar i familjes së Capave.

    Por këtë e ka mohuar sonte avokati i Salih Sekiraqës, i cili tha se klienti i tij nuk ka pasur asnjë të keqe me familjen e Capave.

    Avokati i Salih Sekiraqës: Asnjë të keqe s’e ka pasur me Capat

    Në mesin e të plagosurve, qysh natën kur ndodhi përleshje, Gazeta Online Reporteri.net raportoi se ishte i përfshirë edhe Salih Sekiraqa.

    Lidhur me rastin, Prokuroria dje tha se ka edhe persona të tjerë të përfshirë, e të cilët vazhdojnë të jenë në kërkim. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!