Para pak minutash ka vazhduar seancën Kuvendi i Kosovës, për të votuar vetëm edhe një propozim që u hodh në votim. Pak zgjati seanca dhe u mbyll nga kryeparlamentari Glauk Konjufca, për të vazhduar javën tjetër, shkruan Reporteri.net.
Kuvendi i Kosovës ka vendosur me shumicë votash të formojë komisionin hetimor parlamentar për rezervat shtetërore. Në seancën e së enjtes, 69 deputetë votuan pro krijimit të komisionit, gjashtë abstenuan dhe një votoi kundër.
Seanca e tretë e paraparë të zhvillohet sot, është shtyrë për në javën tjetër.
“A po doni me vazhdu seancën tjetër në orët e mbrëmjes apo javën tjetër”, pyeti Konjufca deputetët, të cilët sipas tij, s’patën disponim për sonte.
“Kthehemi javën tjetër me seancën e re se s’po shoh disponim”, përfundoi fjalën e tij kryekuvendari./Reporteri.net/
Deputeti i VV-së del në përkrahje të opozitës për hetimin parlamentar rreth rezervave shtetërore