×
  • Lajme
  • Lajme

    Kuvendi i Kosovës mblidhet të hënën

    Reporteri
    17 Shtator 2021 | 16:42

    Seanca e parë e Kuvendit të Kosovës për sesionin vjeshtor do të mbahet të hënën, më 20 shtator, në orën 10:00.


    Seanca do të fillojë me pikat e rëndomta, deklarime jashtë rendit të ditës dhe pyetje parlamentare, për të vazhduar me shqyrtimin e parë të Projektligjit për të Drejtat Pronësore të Shtetasve të Huaj në Republikën e Kosovës dhe atë për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

    Në këtë seancë pritet të formohet edhe komisioni Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tetë anëtarë nga komuniteti shqiptar dhe një anëtar nga komuniteti serb në bordin e RTK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!