×
  • Lajme
  • Lajme

    Kuvendi voton në parim projektligjin që ndalon lojërat e fatit

    Reporteri
    28 Mars 2019 | 18:09

    Për më shumë se një orë ka zgjatur debati për ndalimin e lojërave të fatit, nga ana e deputetëve në Kuvendin e Kosovës, raporton Reporteri.net.


    Pas një debati më shumë se një orë “pro et contra”, Kuvendi i Kosovës ka votuar në parim pro ndalimit të lojërave të fatit.

    Me 60 vota për dhe 3 abstenime dhe asnjë kundër Kuvendi miratoi projektligjin për mbylljen e lojërave të fatit, transmeton Reporteri.net.

    Shumica e deputetëve kanë kërkuar të mbyllet edhe Lotaria e Kosovës pasi sipas tyre nëse kjo nuk ndodh krijohet monopol.
    Në orën 18:30 do të jetë seanca e radhës për t’u shqyrtuar në lexim të dytë projektligji për ndalimin e lojërave të fatit. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!