×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet

    Ky është i dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Klinë

    Reporteri
    13 Nëntor 2024 | 20:11

    Dy persona janë vrarë sot në një lokal në sheshin “Mujë Krasniqi” në Klinë.

    Gazeta Online Reporteri.net, merr vesh se i dyshuari për vrasjen është Jon Hoti nga fshati Jashanicë, i lindur në vitin 2005.

    Dorasi i dyshuar merret vesh se është djali i ish-kandidatit të LDK-së për kryetar të Klinës, Besim Hoti.

    Lajmi për vrasjen e dyfishtë për gazetën online Reporteri.net është konfirmuar nga zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

    “Dy persona janë të vrarë. Është arrestuar edhe i dyshuari.” ka thënë Nikçi.

    Fillimisht Policia e konfirmoi vetëm një person të vrarë.

    Zëdhënësi i Policisë, Fadil Gashi tha për Reporteri.ne se një i dyshuar është arrestuar.

    “Rreth orës 17:17 policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në sheshin “Mujë Krasniqi” në një lokal sipas informatave të para një person është pa shenja jete vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa një person tjetër është dërguar në emergjencë. Një i dyshuar lidhur me rastin është arrestuar”, ka thënë Gashi për Reporteri.net menjëherë pas ngjarjes..

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!