×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është i mituri që e rrahu gruan rome në Ferizaj

    Reporteri
    31 Maj 2019 | 19:53

    Pas sulmit në Lipjan, pasditen e sotme është rrahur sërish gruaja e komunitetit rom në qytetin e Ferizajt.


    Gruaja rome është rrahur nga një i ri në Ferizaj, për të cilën reaguan të gjithë liderët politikë, institucionet e organizatat joqeveritare.

    Mësohet se personi i dyshuar që rrahu gruan rome është B.Tusha.

    I dyshuari është arrestuar nga Policia, ku edhe shumë të tjerë janë marrë në pyetje lidhur me rastin.

    Policia e Kosovës përmes një apeli u bëri të ditur qytetarëve se gruaja në fjalë nuk paraqet rrezik për askënd dhe që ajo gëzon të drejtat e lirisë së lëvizjes pa u panguar nga askush.

    Në të kundërtën Policia e Kosovës do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore konform autorizimeve ligjore, me qëllim të parandalimit të incidenteve të tilla dhe arrestimit të personave të dyshuar të përfshirë në raste sikurse ai në Lipjan dhe Ferizaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!