KQZ ka përfunduar procesin e numërimit të votave të rregullta nga zgjedhjet e 6 tetorit.
Edhe mbi 300 vendvotime janë duke u rinumëruar për shkak të dyshimeve për parregullsi, shkruan lajmi.net.
Nga rezultatet e publikuara nga faqen e KQZ-së, shihet se Lista Serbe ka marrë një numër solid të votave në Drenicë.
Në Skënderaj, kjo parti mori 141 vota. Në Drenas, ndryshe nga Skënderaj Lista Serbe fitoi vetëm dy vota.
Vlen të theksohet fakti se në Skënderaj ka disa fshatra të cilat janë të banuara me shumicë serbe, dhe kjo mund të jetë arsyeja se pse ky subjekt ka marrë vota atje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.