×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Ky është parashikimi i motit për 5 ditët e ardhshme

    Reporteri
    25 Prill 2021 | 20:10

    Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka njoftuar mbi parashikimin e motit për pesë ditët e javës.


    Të hënën do të mbaj mot i vranët dhe me diell, gjatë ditës së martë do të ketë vranësira dhe vende-vende reshje të dobëta shiu.

    Të mërkurën parashihen vranësira të pjesshme dhe ngritje graduale të vlerave maksimale.

    Dita e enjten dhe e premte parashihet kryesisht me diell.

    Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 deri 9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-24 gradë Celsius.

    Do të fryjë erë e lehtë nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-7m/s.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!