Një person është vrarë sot në Prizren, pas një shkëmbim-zjarri që i njëjti ka pasur me policinë.
I dyshuari, ishte në kërkim nga Policia e Kosovës për veprën penale të tentim-vrasjes, dhe në momentin që i njëjti ka parë zyrtarët policorë, ka shtënë me armë në drejtim të tyre.
Pas shkëmbimit të zjarrit me policinë, mbeti i vrarë, B.SH, i njohur me nofkën “Qorri”.
Edhe “Rtv Besa” ka publikuar ndërkaq një fotografi të personit që është vrarë sot në lagjen “Tusuz” të Prizrenit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.