×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është rezultati i KQZ-së nga numërimi i gjysmës së votave: Ngushtohet rezultati mes LDK-së dhe VV-së

    Reporteri
    06 Tetor 2019 | 21:41

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat nga numërimi i mbi 50% të vendvotimeve në Kosovë.


    Në rezultatin preliminar të 50.29 përqind të vendvotimeve të numëruara nga KQZ-ja, vazhdon të prijë LDK-ja më 25.13%. Pasuar nga VV-ja e cila po i afrohet LDK-së, më 24.74%.

    PDK po radhitet e treta më 22.22 përqind, pasuar nga AAK-ja më 12,40 përqind, e cila ka shënuar një rritje të padallueshme në përqindje.

    NISMA-AKR, sipas rezultateve të deritanishëm qëndrojnë mbi pragun zgjedhorë më 5,50%, shkruan Reporteri.net.

    Sipas KQZ-së deri më tani në gjithë Kosovën janë numëruar 400639 fletëvotime të vlefshme. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!