×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është vendimi i Kurtit për heqjen e pjesshme të taksës, përmendet edhe reciprociteti

    Reporteri
    20 Mars 2020 | 20:32

    Kryeministri Albin Kurti ka bërë një lëvizje për taksën, pasi LDK-ja ka dorëzuar kërkesën për mocion mosbesimi të Qeverisë në të cilën bën pjesë edhe ajo. Kurti ka hequr pjesërisht taksën, ashtu siç kishte propozuar më parë. LDK edhe sot ia dha dy mundësi Kurtit. I kërkoi heqjen e taksës pa kushte dhe kthimin e Agim Veliut në detyrë.


    Mirëpo pasi Kryeministri nuk reflektoi krejt, tashmë mocioni pritet të votohet dhe opozita në tërësi e ka premtuar votën pro.

    Në vendimin e sotshëm të Kurtit, të votuar nga ministrat e VV-së, e jo ata të LDK-së, përveç tjerash përmendet edhe reciprociteti, që thuhet se do të vendoset deri më 1 Prill të këtij viti. Nga ky vendim “përfiton” edhe Bosnja.

    Ky është vendimi i Kurtit për heqjen e pjesëshme të taksës.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!