×
  • Lajme
  • Lajme

    Labi i del në mbështetje Kurtit: Është koha e Albinit, mos e rrënoni vendin

    Reporteri
    19 Mars 2020 | 9:42

    Ish-deputeti Labinot Tahiri, njëherit këngëtari i njohur, i ka dalë në përkrahje kryeministrit Albin Kurtit pas paralajmërimit nga LDK se do ta rrëzojë me mocion mosbesimi.


    Labi ka shkruar në Facebook se koha është e Albinit, ndërsa ka bërë thirrje siç thotë të mos rrënohet vendi, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    KOHA ËSHTË E ALBINIT MOS E RRËNONI VENDIN!

    Mirëmengjesi!

    Derisa nuk vje koha në Kosovë, kur ne të themi për Kosovën e bej këtë apo atë, e jo për individin, ateherë këtu nuk ka as bashkim dhe as shpëtim, lerë më BEREQET!

    Këtu për një PLESHT( MORR) kallet katuni e harrohet kush jeton në katund, a vuan ndonjë familje nuk i intereson askujt se a është dikush i sëmuar rrallë kush e mendon nga klasa politike!
    Këtu funksionon gjithçka si ajo thënja: mua mu kall bishti, dua ta kalli krejt katunin!

    Eh Kosova sot, në sytë e politikës, nuk është më si NANË që ka qenë!
    Sot më shumë e trajtojnë si njerkë!

    I rëndë është fakti, kur mundohesh për të mirë, e të gjuhen të gjithë në shpinë me etiketimim si i keq!!!

    E kam pêrjetuar Z kryeministër Albin Kurti!

    Zoti të ndihmoftë e qofsh faqebardhë!

    Vazhdojmë qytetarë të dashur ti kryejm detyrat tona me shpêrndarjen e ushqimeve dhe veshmbathjeve, maskat etj! Për ti’u ndihmuar qytetarëve në betejën kundër Korona Virusit!

    Labi-Ferizaj Kosovë e Shqipërisë!

    https://www.facebook.com/LabinotTahiriOfficial/photos/a.840862022655850/3575770715831620/?type=3&__xts__%5B0%5D=68.ARA2hIYWaLRYxjSHojVP517VosaxHAVDlIEadKF_JQXwIdcU_1y_o9kUK631DQtw8iihBmu32ffmTUP2SyrtreTlwTZs_bDegyai4-KGdaWcNdH4_xwg_yeLXktfHEHiy8nF2rgT2b7gklZaNaa8Capg_xlMHK4iTdKHWUy3cPOt_FpyqBLqleh22ve82I5wDTbylnoKC1PUXLj2dqceaF-vNx9dcs55M4PxgYz7WvBWPHZcU-86QU00xPXH6SjgAxtkMY3TskSyGleLiRzGyjcTOX7ivIHm_6w-9DhvSQZRrJdhhQFuEcTHvb2kNnPmqFUU77E0EGKzQzqxdOPR0diCcXNgMqGseWcUEawhmxc9R9dGswjpB2gE&__tn__=-R

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!