×
  • Lajme
  • Ekonomi

    “Labinot Gruda e theu passwordin e zyrtarit të Ministrisë së Infrastrukturës” – dalin detaje të reja nga vjedhja mbi 2 milionëshe në Thesar

    Reporteri
    26 Tetor 2020 | 21:15

    Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka dhënë detaje të reja për skandalin e vjedhjes mbi 2 milionë eurove.


    Bajrami ka thënë se punëtori i Theasarit, Labinot Gruda, ka pasur pozitën e menaxherit të tavolinës ndihmëse, ka punuar në krijimin e qasjeve.

    “Ka qenë i autorizuar për krijimin e qasjes, ndryshimin e fjalëkalimit, caktimin e grupit të sigurisë dhe klasës funksionale. I ka përdorë të gjitha autorizimet, ka krijuar llogari të rreme, dhe ka vepruar si të ishte zyrtar i Ministrisë së Infrastrukturës, duke dhënë të gjitha urdhrat, duke bërë blerjen e mallit, i ka kry disa hapa, që sipas ligjit dhe procedurës do të duhej t’i kryenin zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës”, ka thënë Bajrami në T7, shkruan Reporteri.net.

    Ministrja ka thënë se Gruda e theu passwordin e zyrtarit të Ministrisë së Infrastrukturës.

    “Ky (Labinot Gruda) e ka krijuar këtë llogari dhe e ka bërë këtë pagesë. Ky të gjitha i ka kriju por s’ka mundur me çertifiku pagesën. Mandej ky e ka thy passwordin e një zyrtari te Infrastrukturës për ta çertifiku pagesën. Zyrtar ky, i cili për çudi, nuk punon në Ministrinë e Infrastrukturës”, ka thënë ministrja.

    Ajo ka thënë se për skandalin e vjedhjes së mbi 2 milionë eurove është njoftuar me datë 20 tetor, 10 ditë me vonesë nga vjedhja.

    Ministrja Bajrami ka thënë se është e rrënuar nga vjedhja mbi 2 milionëshe, por nuk ka dhënë dorëheqje pasi mund të zhdukeshin provat. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!