×
  • Lajme
  • Lajme

    Labinot Tahiri pas largimit të Rrahim Pacollit thotë se ka njerëz që duan ta rrënojnë AKR-në

    Reporteri
    06 Maj 2019 | 23:26

    Deputeti i Aleancës Kosova e Re, Labinot Tahiri ka reaguar pas dorëheqjes që ka dhënë Rrahim Pacolli nga pozita që ai mbante si Sekretar Organizativ i AKR-së si dhe nga partia.


    Tahiri, përmes një postimi në rrjetin social, e ka lavdëruar Rrahim Pacollin duke thënë se ishte person që i ka mbajtur premtimet, transmeton Telegrafi.

    Gjithashtu Tahiri ka paralajmëruar se ka njerëz brenda AKR-së, që po duan ta rrënojnë partinë.

    Postimi i plotë i Labinot Tahirit:

    “Rrahim Burri, nuk e di sa janë pro me ty dhe jo pro në AKR! Një e di, prej që jam në këtë parti, njeri i gjallë si ti nuk më ka nejt në fjalë, dhe nuk ka pasur njeri që i ka mbajt premtimet sikurse ti!
    Qysh do le të vjen e ardhmja, por që je shumë i drejtë e kam nuhatur moti kohë!
    Edhe një, nuk i di arsyet e këtij vendimi , por e di që ka shumë mbrenda partise, që duan ta rrënojnë ketë parti!
    Uroj të i hapin sytë”, ka shkruar Tahiri.

    Ndryshe, Rrahim Pacolli, që ishte Sekretar Organizativ i Aleancës Kosova e Re, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet dhe nga partia.

    Pacolli largohet nga AKR-ja, kështu arsyeton vendimin

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!