×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacolli largohet nga AKR-ja, kështu arsyeton vendimin

    Reporteri
    06 Maj 2019 | 20:08

    Rrahim Pacolli është dorëhequr nga pozita e Sekretarit Organizativ si dhe tërësisht nga partia Aleanca Kosova e Re (AKR).


    Këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Facebook. Pacolli bën të ditur se arsyeja e largimit është personale.

    Ky është shkrimi i tij i plotë:

    Si një ndër themeluesit e parë të Aleanca Kosova e Re më 2006 dua t’ju njoftoj se që nga sot jap dorëheqje të parevokueshme nga pozita e Sekretarit Organizativ të AKR-së si dhe nga partia.

    Këto 13 vite, si udhëheqës në disa pozita brenda partisë, asnjëherë nuk më ka interesuar të kem ndonjë post publik qeveritar, sepse qëndroj shumë mirë me bizneset e mia.

    Dua të falënderoj bashkëpunëtorët, njerëzit e devotshëm të partisë e shumë profesorë, disa prej të cilëve nuk janë më në mesin tonë e që kanë dhënë kontribut të madh në AKR si dhe në shtetin e Kosovës, që nga fillimi e deri më sot.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!