×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajçak dhe Kurti flasin për dialogun dhe liberalizimin e vizave

    Reporteri
    18 Maj 2020 | 16:06

    Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka zhvilluar një bisedë telefonike sot me kryeministrin në detyrë Albin Kurti.


    Gjatë kësaj bisede ata diskutuan për shumë çështje në mesin e tyre, luftimin e pandemisë COVID-19, situatën aktuale politike, rifillimin e dialogut si dhe çështjen e liberalizimit të vizave.

    “Një bisedë shumë e mirë telefonike me kryeministrin në detyrë Albin Kurti. Temat e diskutuara: progresi i bërë në parandalimin e përhapjes së COVID-19, situata aktuale politike dhe zhvillimet e mundshme, pritjet për rifillimin e dialogut me perspektivën evropiane dhe nevoja për liberalizimin e vizave”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

    Lajçak biseda të tilla ka zhvilluar javë më parë edhe me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani dhe kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!