I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka deklaruar se është i fokusuar në përgatitjen e një takimi të kryenegociatorëve, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq në Bruksel.
Ai ka thënë se takimin do të donte ta organizonte në javët në vazhdim.
“Javën e ardhshme do të fokusohem në përgatitjen e takimit të radhës të të kryenegociatorëve në Bruksel, të cilin do të doja ta organizoja në javët në vijim”, ka shkruar Lajçak në Facebook të dielën.
Në mes të shtatorit ishte takimi i fundit në Bruksel, ku zyrtari evropian i takoi ndaras Bislimin e Petkoviqin, por që s’arriti të zhvillonte takim trilateral.
“Shpreh keqardhje që nuk arrita t’i adresoj çështjet më të rëndësishme në një takim trepalësh. Unë jam në dispozicion të palëve dhe ne do të vazhdojmë në javët në vijim”, kishte shkruar Lajcak në rrjetin social X.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.