×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajçak në Itali, flet për zhvillimet në dialogun Kosovë-Serbi

    Reporteri
    18 Nëntor 2021 | 14:39

    Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar një takim me nënsekretarin italian të shtetit Benedetto Della Vedovam për zhvillimet e fundit në Ballkan.

    Ai ka falënderuar Italinë për mbështetjen që i ka dhënë atij në rolin e ndërmjetësuesit të dialogut.

    Lajçak ka bërë të ditur se i ka informuar palën italiane për gjendjen aktuale të dialogut.

    “E përditësova për gjendjen aktuale të dialogut dhe hapat që kemi përpara. Faleminderit Italisë për mbështetjen e saj të madhe për punën time dhe integrimin e rajonit në BE”, ka deklaruar ai në Twitter, transmeton lajmi.net.

    Takimi i fundit mes Kosovës dhe Serbisë në nivel teknik ishte më 16 nëntor. Lajçak zhvilloi takime të ndara me kryenegociatorët, por nuk pati takim trepalësh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!