×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajçak në Serbi: Nëse nuk ka Asociacion, nuk ka marrëveshje

    Reporteri
    14 Mars 2023 | 11:26
    Miroslav Lajçak, I dërguar i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi

    Ndërmjetësi evropian në dialog, Miroslav Lajçak në Serbi ka folur për parakushtet për zbatimin e planit evropian dhe ka përmendur duke përmendur Asociacionin e komunave me shumicë serbe si kusht kryesor.

    Lajçak në emisionin “Oko” që pritet të transmetohet sot në televizionin publik serb, raportohet se ka përsëritur disa herë se Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe duhet të formohet, derisa citohet të ketë thënë se “nëse nuk ka Asociacion, nuk ka marrëveshje”, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

    Qëllimi, thotë Lajçak, nuk është që dikush të fitojë apo të humbasë. “Qëllimi është të kemi një situatë “win-win” dhe të hapim derën evropiane”, theksoi Lajçak.

    Takimi në Ohër, thekson ai, synon që të arrihet një marrëveshje që ka një mbështetje të tillë nga BE-ja,  që siç theksoi ai, nuk e kujton në të kaluarën.

    Lajçak prej ditës së djeshme po qëndron në Beograd. Ai sot vazhdon bisedimet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Atje Lajçak ka zhvilluar një takim edhe me një pjesë të opozitës.

    Lajçak u takua me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në Beograd, pas qëndrimit dyditor javën e kaluar Prishtinë, ku bisedoi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe akterë të tjerë politikë.

    Më 9 mars, Lajçak ka thënë se ka pasur bisedime konstruktive dhe shumë të rëndësishme me Kurtin për zbatimin e Marrëveshjes, dhe ka shtuar se takimi i ka përmbushur pritshmëritë e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!