×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajçak telefonon Mustafën, arrijnë pajtueshmëri për vazhdimin e dialogut me Serbinë

    Reporteri
    15 Maj 2020 | 12:46

    Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me të dërguarin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.


    Këtë e ka konfirmuar vetë Lajçak, derisa ka thënë se ka pasur një bisedë konstruktive me kreun e LDK-së, shkruan Reporteri.net.

    Lajçak po ashtu ka thënë se me Mustafën janë dakorduar mbi prioritetin për t’u kthyer në dialog që do të normalizojë marrëdhëniet me Serbinë dhe do të shtyente progresin e Kosovës drejt hapave evropianë.

    “Faleminderit, Isa Mustafa për një bisedë konstruktive mbi situatën e tanishme politike, përgjigjen ndaj Covid-19, dhe pritje e së ardhmes për Kosovën. U dakorduam në prioritetin për t’u kthyer në dialog që do të normalizojë marrëdhëniet me Serbinë dhe do të shtyente progresin e Kosovës drejt hapave evropianë”, ka shkruar Lajcak.

    Kujtojmë se Lajçak, ditë më parë  ka deklaruar se shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të jetë në rend dite në dialogun mes dy shteteve. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!