×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajçak: Vetëm me ndërmjetësimin e BE-së Kosova dhe Serbia mund t’i tejkalojnë sfidat

    Reporteri
    20 Prill 2020 | 13:07
    Miroslav Lajçak. Fotografi nga arkivi.

    Emisari i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka shkruar se vetëm përmes ndërmjetësimit të BE-së Kosova dhe Serbia mund t’i kalojnë problemet dhe kthimin e një të ardhme më të mirë.


    Lajçak përmes një postimi në twitter se me dialogun e udhëhequr nga BE-ja, Kosova dhe Serbia kanë një platformë për t’u marrë me trashëgiminë e së kaluarës dhe për të ecur drejt një të ardhme më të mirë, shkruan Reporteri.net

    “Me Dialogun e udhëhequr nga BE, Kosova dhe Serbia kanë një platformë për t’u marrë me trashëgiminë e së kaluarës dhe për të ecur drejt një të ardhme më të mirë, më të sigurt dhe më të prosperuar për njerëzit e tyre, komunitetet dhe shoqëritë si pjesë e familjes sonë evropiane”, ka shkruar Lajçak.

    Ndryshe, Lajçak mbrëmë ka komentuar edhe testet e ardhura nga Serbia, i cili njiherit ka mbështetur këtë veprim duke thënë se nismat e bashkëpunimit rajonal janë të rëndësishme për adresimin e sfidave të sotme.

    Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!